Megi Pojani ka reaguar në rrjetet sociale për videon e publikuar nga vetë ajo. Në video shfaqet moderatorja duke bërë disa skena të pahijshme në varreza. Videoja në pak sekonda ka bërë xhiron e rrjetit.
“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite.
Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort.
Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona. Kjo eshte shume intime.
I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur.
Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale.-shkruan moderatorja.
Moderatorja e cila ndodhej së bashku me motrën e saj, Marsin tek varri i stërgjyshes ka bërë disa xheste tallëse dhe provokuese teksa po i pastronte vendin. E ndërsa sillej sikur ishte shumë e mërzitur dhe duke vuajtur, më pas ajo fillon të qeshë kurse motra e saj i thotë që të kërkoj falje për veprimin që bëri.
Mirëpo Megi nuk ka pranuar teksa shprehet se sërgjyshja nuk e ka idenë se stërmbesa e saj është shumë e famshme. Videoja është publikuar nga vetë Marsi në Instagramin e saj, e cila më pas e ka fshirë.