Largimi i papritur nga Bora Zemani dhe afrimiteti i Donald Veshaj me Beatrixin ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit.
Aktori, pavarësisht takimit romantik që pati me Borën në javën e dytë të emisionit ku shkëmbyen një puthje, duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me moderatoren.
Në këtë situatë kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit të cilët e kanë komentuar këtë ‘trekëndësh’ dhe një ndër këto personazhe ka qenë edhe Rudina Dembacaj.
Aktorja Dembacaj s’mund t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me këtë situatë, ndërkohë që po zhvillonte një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.
“Në fakt qesha shumë kur ca njerëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.
Bora yll.
Trixa yll.
Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”- është shprehur aktorja, pa përmendur emra për ‘moralistët’.
/Priza.al/