Nëse mendoni se “Për’puthen 40+” nuk ka skenarë, këtu gaboheni! Dy prej konkurrentëve të emisionit, Ndriçimi dhe Lindita, ndonëse bëhen sikur xhelozojnë dhe njihen me të tjerë, në fakt janë një çift i konsoliduar dhe bashkëjetojnë.
Ju duket e habitshme? Siç duket, edhe ata e kanë kapur ‘lojën’ e klikimeve, dhe për disa të ardhura më shumë, i janë drejtuar një prej emisioneve më të ndjekura.
Burime ekskluzive për “Iconstyle.al”, bëjnë me dije se dyshja bashkëjeton prej kohësh jashtë kryeqytetit, ndërkohë që në ekran bëjnë tjetër lojë.
Nëse kthehemi pas në kohë, Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani. Ndonëse të dy bëjnë takime me konkurrentë të tjerë, ata vazhdojnë të jetojnë me njëri-tjetrin.