Ish-ministri Shëndetësisë Ilir Beqja është marrë për 8 orë e 20 min në pyetje nga SPAK për hetimin që ka lidhje me koncesionin e sterilizimit të ndërmarrë në kohën që ai e drejtonte këtë ministri gjatë mandatit të parë të socialistëve në pushtet.
Burime që nuk pranojnë të identifikohen se dosja është në prag të finalizimit dhe SPAK mund të presë fletëarrestet për personat që kanë abuzuar me tenderat, por ish ministri tha, pasi doli nga godina e prokurorisë, se ai nuk i trembet marrjes si i pangehur.
Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh që kur kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.
Ata e dorëzuan në 23 dhjetor 2019 padinë e tyre e cila bazohej në këtër shtylla kryesore: 1)dyshimin nëse ky koncesion ishte i nevojshëm apo jo , 2) dyshimin për kushtet dhe rrethanatat e dhënies së tij, 3) dyshimin në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe 4) dyshimin për çmimin e saj marramendës.
Ajo filloi pas disa denoncimeve të mjeku urolog, Artan Koni që ishte e konsideroi si një “grabitje kolosale”, përmes së cilës koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merrte më shumë para sesa janë parashikuar (video poshte shpjegon gjithe dyshimet).
Kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshimet e opozitës dhe mediave.
Pas një investigimi të BIRN, që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali.
I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra.
Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014.
Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.
Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.
Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.
Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Pikërisht pas këtij hetimi tre vjecar përflitet se SPAK do të presë flet arrestet, ndonëse një thashethem i tillë qarkullon në mjediste e politikës dhe drejtësië së paku prej gjashtë muajsh. Lapsi.al