Është rindërtuar skema 3D e aksidentit tragjik që u mori jetën tre të rinjve një ditë më parë në Tiranë.
Pamjet janë bërë nga inxhinieri Alfred Hasanaj i cili risjell aksidentin që ndodhi tek mbikalimi i Saukut, në të cilin ndërruan jetë tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroji, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.
Klevis Ruçaj 20 vjeç po udhëtonte me një mjet tip “Audi A8” në mbikalimin e Saukut me 260 kilometra në orë në momentin që theu barrierat dhe përfundoi mbi një tjetër makinë.
Për pasojë, 20-vjeçari ndërroi jetë bashkë me dy vajzat që ishin pasagjere në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroji, 23 vjeçe. Të plagosur mbetën dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.