Shkaku i punimeve në Unazën Lindore, nga dita e sotme do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës. Ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë, ndërsa trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës, do të devijohet drejt rrugës “Ali Shefqeti”.
Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.
ARRSH bën me dije se janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.
Skema e devijimit të trafikut
/Priza.al/