Skema e mashtrimit në ‘Call Center-ave’/ Prokuroria jep masat e sigurisë për 21 të arrestuar, mes tyre edhe…

Një proverb i urtë shqiptar thotë: “Me të thatin, digjet edhe i njomi…”. E pra kjo ka ndodhur aktualisht me një grup punonjësish të Call-Center-ave në Tiranë, të cilët janë arrestuar pasi nga Gjermania dhe disa shtete të tjera europiane ka ardhur kërkesa për bllokimin e këtyre lloj bizneseve mashtruese.

Plot 35 punonjës dhe pronari i “Call Centeri” në Tiranë, u arrestuan tri ditë më parë me akuzën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj nga Tirana.

Këtë të hënë, prokuroria e Tiranës dha masën e sigurisë për 21 prej tyre. Për 15 punonjës, që kanë nisur punë në muajin nëntor kërkohet detyrim paraqitje, ndërsa për 6 gratë e arrestuara, prokurorja e Ornela Rrumbullaku kërkoi arrest shtëpie, thonë burime të gazetares Anila Hoxha.

Janë mbi 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“.

“Hetimet intensive prej disa muajsh të zhvilluara në vendin tonë bënë të mundur identifikimin e drejtuesve të këtij subjekti, skemën e funksionimit, si dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga ndërhyrja policore në subjektin ‘RG Capital’, nga ana e Njësisë së Hetimit të Krimeve kibernetike, e mbështetur dhe nga strukturat e tjera të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u realizua operacioni policor ‘KOMUNIKIMI’, ku u kontrolluan disa ambiente në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

U arrestuan në flagrancë 35 shtetas, nga të cilët njëri i huaj, konkretisht shtetasi izraelit Refael Genish, i cili nga hetimet ka rezultuar se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas“, njoftoi të shtunën Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

123 pajisje kompjuterike

60 pajisje të telefonisë së lëvizshme

3 laptop

2 USB

karta të bardha të ngjashme me ato të bankave

një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *