Skema e mbështetjes për bujqësinë, Rama: Fermerët përfitojnë sasi nafte falas.. Fondi në dispozicion 10 mln $

Kryeministri Rama e ka nisur javë me një video në Facebook duke shpërndarë një informacion të rëndësishëm për fermerët. Fermerët e pajisur me NIPT kanë pasur mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat.

“Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, fondi në dispozicion 10 mln dollarë,” thuhet në videon e shpërndarë nga kryeministri.

Edi Rama ka publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e Ramës, ku bëhen me dije dhe përfituesit sipas qarqeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *