Policia e Durrësit ka zhvilluar 2 operacione në qytetin e Durrësit ditën e sotme paralelisht tek Tatimet dhe tek Hipoteka.
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit, me vendim të SPAK-ut.
Kontrolle po ushtrohen edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë. Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.
Paraprakisht raportohet se të prangosurit mashtronin me TVSH për të marrë rimbursim nga shteti me fatura fiktive, por nuk dihet se sa është dëmi që kanë shkaktuar.
/Priza.al/