Një fans i madhe i kancelares Angela Merkel ka bërë “marrëzinë” për të, duke porositur një statujë dylli që i ka kushtuar një shifër marramendëse. Greku Alexis Vaiou, i cili jeton thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht atë gjatë pandemisë.
“Ne kurrë nuk do të kemi më një kancelare si ajo,”-tha ai për mediat vendase. Kështu ai vendosi që në momentin që Angela Merkel dha lajmin se nuk do të ishte më pjesë e politikës, ta kishte përjetësisht pranë tij.
Kështu që iu drejtua një kompanie nga Shangai, e cila i kushtoi 10.000 euro. Sidoqoftë ai duhej të merrte miratimin e plotë të zyrës së Angela Merkel për ta ekspozuar.
/Priza.al/