Skenar filmi/ Prenë hekurat e qelisë, arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në Itali

Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Mediat italianë bëjnë me dije se shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.

Mësohet se dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia.

I vetmi që i ka shpëtruar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *