Dëshira e zjarrtë e tifozëve të Manchester United duket se po i afrohet realizimit pasi amerikanët konfirmuan indirekt se klubi do të shitet, me të interesuarit e parë për blerjen e tij tashmë.
Emri që “Daily Star” nxjerr në pah mund të befasojë këdo. Sipas raportimit të tyre, kompania “Apple” po mendon të bëjë bujë të madhe në ankandin e “Djajëve të Kuq” me një shumë marramendëse.
Tim Cook, CEO i gjigantit teknologjik, po shqyrton një propozim që pritet të arrijë në 6.7 miliardë euro, një shumë që do të plotësojë kërkesat financiare të pronarëve aktual.
“Apple” gjithashtu thuhet se po planifikon edhe një stadium të ri për Manchesterin ku do t’i nënshtrohet një teknologjie modern.