Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, e mohoi kategorikisht një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga Parisi, pavarësisht ardhjes së Lionel Mesit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle “AS”, ylli francez nuk ka ndërruar mendim edhe pse ka mbërritur tek PSG-ja një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai dëshiron vetëm largimin nga parizienët dhe për këtë edhe klubi është i vetëdijshëm.

Nëse Mbappe do të transferohej tek Real Madrid, zgjedhja e parë e klubit të Al-Khelaifit është Cristiano Ronaldo, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm. Me ardhjen e yllit portugez do të formohej një tredhëmbësh ndoshta më i miri në të gjithë historinë e futbollit, Messi-Neymar-Ronaldo.

/Priza.al/