Skenat homoseksuale, filmi ‘Eternals’ ndalohet në disa vende! Reagon Angelina Jolie

Angelina Jolie ka reaguar ndaj lajmit se filmi i saj i ri Marvel, “Eternals”, është ndaluar nga disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të portretizimit të çiftit homoseksual.

Gjatë një konference për shtyp, 46-vjeçarja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.

Të enjten u raportua se “Eternals” nuk do të shfaqej në  Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks, shkruan DailyMail.

Foto: WireImage

“Jam e trishtuar për këtë. Dhe unë jam krenare për Marvel që refuzoi t’i hiqte ato skena”, tha Angelina.

Filmi, i cili do të dilte në Lindjen e Mesme më 11 nëntor, është hequr nga faqet e internetit në disa vende që reklamojnë filmat e ardhshëm. Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë, por homoseksualiteti është ende i paligjshëm në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe filmat që iu referohen çështjeve LGBT shpesh ndalohen atje.

“Eternals” paraqet çiftin e parë homoseksual të Marvel-it në ekran – superheroi Phastos, i luajtur nga Brian Tyree Henry, i cili ndan një shtëpi me personazhin Ben, të luajtur nga Haaz Sleiman.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie”, u shpreh Angelina.

“Si është e mundur që dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej kësaj, nuk e miraton ose e vlerëson këtë është aq injorante”, vazhdoi aktorja.

Në një moment gjatë filmit, “Phastos” dhe bashkëshorti i tij ndajnë një puthje pasionante. Kjo do të jetë puthja e parë e Marvel-it për të njëjtin seks që shfaqet në kinema.

Përpara publikimit, censuruesit në disa vende të Lindjes së Mesme kishin kërkuar modifikime për të hequr çiftin homoseksual, sipas The Hollywood Reporter. Por Disney, kompania që zotëron ekskluzivitetin e Marvel, refuzoi dhe filmi u largua nga publikimi.

Një zinxhir kinemaje në Lindjen e Mesme konfirmoi në faqen e internetit se “Eternals” ishte ‘ndaluar’, megjithëse tha se atyre nuk u ishte dhënë një shpjegim.

“Eternals” është filmi i 28-të i Marvel-it i bazuar në një racë imagjinare alienësh humanoidë me të njëjtin emër, i cili u shfaq për herë të parë në një seri komike amerikane.

Filmi paraqet të përjetshmit, të cilët janë të pavdekshëm, të dalin nga fshehja për herë të parë në mijëra vjet për të mbrojtur tokën nga homologët e tyre të këqij, Deviantët.

Filmi, i cili u shfaq premierë në Los Angeles në fillim të këtij muaji, luhet nga Angelina Jolie në rolin e “Thena”, udhëheqëse e Eternals, së bashku me Gemma Chan si “Sersi”, Richard Madden si “Ikaris”, Kumail Nanjiani si “Kingo” dhe Lauren Ridloff si “Makkari”.

Filmi u drejtua dhe u shkrua nga regjisorja fituese e çmimit “Oscar”, për regjisoren më të mirë dhe filmin më të mirë vitin e kaluar për “Nomadland”, Chloe Zhao. 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *