Skënderbeu e mbylli vitin 2021 duke u larguar nga vendet e fundit në klasifikim dhe shpresonte që me disa përforcime të mund të shkëputej përfundimisht nga lufta për mbijetesë.
Por planet e Memellit mund të prishen nga vendimi i FIFA-s për t’i bllokuar merkaton klubit korçar. Nuk dihet ende se pse është vendosur kjo ndalesë transferimesh për klubin korçar, por pa u zgjidhur çështja nuk do të mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri në radhët e tyre.
Erlis Frashëri ishte lajmëruar si blerja e parë e klubit gjatë merkatos së janarit dhe futbollisti ishte në pritje të aktivizimit të tij me Skënderbeun rregullisht në këtë pjesë të sezonit. Por tashmë duhet zgjidhur çështja me FIFA-n, pasi as Frashëri nuk mund të regjistrohet me korçarët, ndonëse ka nisur stërvitjet me ta.
/Priza.al/