Dinamo mposht një tjetër skuadër juglindore në miqësore, pikërisht Skënderbeun.
Në stadiumin e qytetit të Korçës, blutë triumfuan me rezultatin 2-1 përballë skuadrës së Migen Memellit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Dinamos falë golit të yllit të ekipit Agim Ibraimi.
Në fraksionin e dytë korçarët barazuan me Uerdi Marën, por në minutën e 71-të mbrojtësi nga Mali Ali Samake që është në provë te Dinamo realizoi golin e fitores së kryeqytetasve si për t’i dhënë një sinjal trajnerit Bledi Shkëmbi se mund të jetë një vlerë e shtuar për blutë në prapavijë. Për Skënderbeun kjo ishte humbja e dytë rresht pas asaj ndaj Gjilanit.
/Priza.al/