Skenë si nëpër filma/ 36-vjeçari vjedh valixhen e kushërirës në bashkëpunim me të dashurën e tij, sekuestrohen miliona lekë, euro dhe florinj

Tiranë- Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga shtetasja K.Gj.

Policia ka shpallur në kërkim Lefter Dautin 36 vjeç banues në Tiranë dhe të dashurën e tij Qamile Hakorja 26 vjeç banuese në Dibër. Rezulton se 36-vjeçari ka vjedhur kushërirën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, Lefter Dauti ka marrë vesh se shtetasja K.GJ do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në këtë mënyrë, se bashku me të dashurën e tij kanë organizuar vjedhjen.

Qamile Hakorja ka hipur në të njëjtin furgon me K.GJ., dhe pasi ka zbritur ka marrë valixhen e shtetases duke pretenduar se është e saj. Momentin e vjedhjes e ka filluar edhe kamera e sigurisë. Policia ka sekuestruar 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *