Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka qenë gjithmonë një skeptik i vaksinave, i cili ka deklaruar se sistemi i tij imunitar është mjaft i fortë për të shmangur koronavirusin.
Por me sa duket kjo qasje nuk i ka pëlqyer të gjithve dhe për këtë arsye sot ai duhet të përballet me akuza për vrasje për shkak të rolit të tij në pandeminë e coronavirusit në këtë vend, shkruan The Guardian.
Kështu të paktën thuhet në raportin e hetimit dërguar Senatit. Dokumenti prej 1.078 faqeve është publikuar nga mediat braziliane, kurse komisioni do të mund të votonte për vendimin e marrë gjatë javës së ardhshme, transmeton Telegrafi.
Në dokument thuhet se ka pasur paaftësi dhe mohim të fakteve shkencore që Bolsonaro i kishte anashkaluar, ku në këtë vend për shkak të keqmenaxhimit dhe mohimit të vazhdueshëm të presidentit për efektet e vaksinave anti-COVID, kanë humbur jetën 600.000 qytetarë si pasojë e infektimit me coronavirus.
“Vendimi i qëllimshëm dhe me vetëdije të plotë” që të shtyjë apo anulojë blerjen e vaksinave kundër COVID-19, i ka kushtuar me jetë mijëra qytetarëve, thuhet ndër tjera në raport – ku theksohet se “matematika e situatës ishte e qartë – sa më shumë infeksione – aq më shumë vdekje”.
E së fundmi në një intervistë dhënë për një radio lokale, ishte prerë kur deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme marrjen e vaksinës kundër COVID-19, duke vazhduar të këmbëngul se ka mjaftueshëm anti-trupa që e mbrojnë shëndetin e tij.
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/