Mallorca e nis kampionatin spanjoll për këtë sezon në transfertën e vështirë të Athletico Bilbaos. Për këtë ndeshje të orës 17:30, Mallorca ka vendosur që Vedat Muriqi ta nisë si titullar.
Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshme, pasi transferimi i tij nga Lazio kushtoi rreth 8 milionë euro.
Klubi spanjoll fitoi shërbimet e lojtarit të përfaqësuses së Kosovës, teksa i njohu vlerat gjatë sezonit të fundit. Muriqi ndodhet i vetëm në majën e sulmit. Numri 7 do kërkojë të bëjë diferencën, pse jo t’i japë pikë skuadrës së tij në javën e parë të La Ligas.