Organizata Ndërkombëtare e Punës ka njoftuar se rreth 50 milionë njerëz janë detyruar të punojnë ose të martohen vitin që lamë pas për shkak të pandemisë.
Sipas një raporti të bërë publik mbi skllavërinë moderne, Organizata thekson se kriza të tilla si pandemia COVID-19, lufta dhe ndryshimet klimatike kanë ndërprerë punën dhe arsimin si kurrë më parë, duke përkeqësuar varfërinë ekstreme dhe migrimin e detyruar.
Në raport me shifrat e fundit për vitin 2016, numri i njerëzve që jetojnë në kushte të skllavërisë moderne është rritur me rreth 9.3 milionë.
Grupet më të cenueshme janë gratë dhe vajzat
Nga 50 milionë njerëz, rreth 27.6 milionë janë detyruar të punojnë në vitin 2021, nga të cilët mbi 3.3 milionë janë fëmijë dhe 22 milionë janë gra të ciilat janë detyruar të martohen kundër vullnetit të tyre.
Sipas raportit, gratë dhe vajzat përbëjnë më shumë se dy të tretat e njerëzve të detyruar të martohen, dhe gati katër në pesë persona janë shfrytëzuar seksualisht. Në total, ato përfaqësojnë 54% të rasteve të skllavërisë moderne.
Organizata zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve që janë detyruar për të punuar vinin nga vende me të ardhura të mesme ose të larta. Ata që mund të preken deri në tre herë më shumë janë punëtorë migrantë.
Ankesat për të drejtat e punës në Katar
Raporti citon shembullin e Katarit, i cili është përballur me akuza të shumta për shkelje të të drejtave të punës kundër migrantëve që punojnë atje në prag të Kupës së Botës që fillon në nëntor.
Por, që kur Organizata Ndërkombëtare e Punës hapi një zyrë në kryeqytetin Doha në prill 2018, ka pasur “përparim të rëndësishëm” në kushtet e jetesës dhe të punës për qindra mijëra punëtorë migrantë në vend.
Kreu i organizatës Nasser Al Khater Katartha të enjten tha se vendi i tij ka marrë shumë kritika të padrejta për organizimin e Kupës së Botës, të cilat nuk bazohen në fakte.
Shqetësimet për punën e detyruar në disa zona të Kinës.
Ai i referohet një raporti të lëshuar nga komisioneri i OKB -së për të drejtat e njeriut më 31 gusht, në të cilën theksohej se në Kinë janë kryer “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” dhe se ndalimi i ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë në Xinjiang mund të përbëjë krime kundër njerëzimit. Ndërkohë, Kina i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.