S*ks me pagesë, dhunë dhe vjedhje/ Kush është Ina Sulejmani që u arrestua sot, futi në kurth të moshuarin dhe…

Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasen Ina Sulejmani, e cila ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur rreth 7 vite më parë në kryeqytet.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj dhunuan dhe grabitën një të moshuar. Këtij të fundit iu propozua nga një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, por më pas u grabit.

Ngjarja

Sipas dosjes hetimore të paraqitur në gjykatë: ngjarja për të cilën e reja akuzohet ka ndodhur më 2 Shkurt 2013, kur te “Rruga e Dibrës”, pranë lulishtes së pallatit të Kulturës, të pandehurit Ina S. dhe Arbër D., në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të dhunës, një sasi prej 125 mijë lekë dhe një telefon celular të markës Nokia, me shinë, me kartën sim të Kompanisë ****, me Nr.06*5456733, të dëmtuarit Ahmet B.

Në momentin e ngjarjes, i dëmtuari ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga Porcelani në drejtim të Qendrës. Pranë lulishtes i është afruar Rajmonda V., e cila i ka ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Pranë saj ndodheshin të pandehurit Arbër D, me vëllanë e të cilit Rajmonda ka një fëmijë dhe Ina S., shoqja e saj.

Duke shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari po bisedonte me të, i pandehuri Arbër D. i është afruar dhe e ka goditur me grusht në pjesën e fytyrës. I dëmtuari është rrëzuar përtokë dhe e pandehura Ina i ka futur dorën në xhepin e xhupit, ku i ka marrë aparatin celular dhe paratë. Lidhur me sa sipër, i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tirane.

Referuar hetimeve, në cilësinë e provës materiale, të pandehurës Ina S. i është sekuestruar karta sim me Nr.06*5456733, që i përkiste të dëmtuarit, e vendosur në telefonin e saj të markës Samsung si dhe aparati i telefonit celular i markës Nokia, me shinë, marrë shtetasit të dëmtuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *