Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 6 shtator me Zvicrën U-21, sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Evropian “Sllovaki 2025”. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Stade de la Tuilière” në orën 19:30.
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin të dielën dhe trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar në këtë takim. Në ndeshje dhjetë lojtarë do të vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar dhe 13 të tjerë nga kampionatet jashtë vendit.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21.