Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se slogani i PS-së është kopjuar nga modeli i udhëheqësit të Gjermanisë Lindore, stalinistit Honecker.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë fjalimin e fundit të Kryetarit të Këshillit Shtetëror të RDGJ Ericha Hinecker, ku ndër të tjera thotë ‘Gjithmonë përpara, kurrë mbrapa’.
“Qëllimet janë shtruar në programin e partisë sonë. Bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë së zhvilluar socialiste. Sigurisht, ky nuk është një projekt që mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër me receta të gatshme pa kërkuar pandërprerë zgjidhje. GJITHMONË PËRPARA, KURRË MBRAPA”, thuhet në fjalim.
Sipas Berishës kjo nënkupton edhe njëherë tjetër se lidhjet komuniste staliniste me Ramën janë të pandashme dhe risillen për shqiptarët nga ky i fundit si një model perëndimor dhe modern, kur në të vërtetë është vetëm një riciklim i turpshëm i fantazmave të së shkuarës.