Zora qorre dhe kënga e ritmit tallava me titullin “Vetëm Përpara” janë shndërruar në himne të fushatës së Edi Ramës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Qasja e Ramës ndaj fushatës elektorale me tallava është kritikuar gjerësisht, duke u konsideruar shkëputje nga realiteti dhe problemet e hallet e përditshme të shqiptarëve, por deputeti demokrat Edi Paloka ka ‘zbuluar’ edhe se nga e ka ‘vjedhur’ kryeministri sloganin.
Sipas Palokës, Rama është frymëzuar ose prej ambasadores amerikane që thotë “shohim vetëm përpara”, ose prej shprehjes “ec përpara të çfasha ballin” të Haxhi Plasës, apo edhe prej parrullës “ecim përpara” që përdori për 50 vite regjimi komunist në Shqipëri.
Postimi i Palokës:
Rama dhe Velina e tij në Bashkinë e Tiranës, janë shitur gjithnjë për njerëz me ide të reja, me vizion e fantazi. Në fakt gjithë jetën e tyre politike, për sa i përket propagandës (përveç propagandës asgjë tjetër nuk bëjnë) veç kanë kopjuar ide nga të tjerët që më pas dhe për t’i implementuar, i kane implementuar në mënyra te rëndomta e mediokre.
Nisur nga ky fakt, po vrisja mendjen se kë kanë kopjuar së fundmi me sloganin dhe tekstin e tallavasë së fushatës se tyre?
Më rezultojnë tre mundësi:
E para është Yuri që në çdo dalje të saj rekomandon në formë urdhëruese që të “shohim përpara e jo mbrapa”.
I dyti (më vjen vetvetiu në mend sapo shoh Ramen) është Haxhi Plasa qe dikur ecte rrugëve te Tiranës dhe këndonte: “Ec përpara ta çafsha ballin…”
E treta është një kënge nga ato të diktaturës që refrenin e kishte:
“Ne ecim përpara, përpara gjithmonë. Se prin fitimtare, partia e jonë“
E pasi “ecëm përpara” për 50 vjet me atë partinë, fundin e dimë te gjithë!
Këtë rrugë kemi marrë tanimë prej 10 vitesh me Haxhi Plasën në krye të qeverisë, “rilindjen” që na prinë dhe McGonigalet që e mbështesin!