E mërkura pritet të rikthejë protestat në vend, kundër rritjes së çmimeve.
Mësohet se qytetarët kanë organizuar përmes thirrjeve në rrjetet sociale se të mërkurën, ora 18:00 do të mbajnë një protestë. Pikënisja e protestës do të jetë sheshi Skënderbej ku më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë.
“S’mban më ujë pilafi. Protestë kundër rritjes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjet.