S’mund të mungonin edhe shqiptarët! Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, arrestohen 38 persona

Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë të trafikimit të drogës në vend. Mes 38 personave të arrestuar, janë edhe dy shqiptarë. Gjithashtu mes tyre janë edhe 6 gra.

Në operacionin policor janë përfshirë punonjës policie të Drejtorive të Policisë Rodopi, Orestiada, Aleksandropolis, Dramë dhe Ksanthi dhe nëndrejtoria e Prokurorisë së Drogës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

Për vërtetimin dhe zbardhjen e veprimtarisë kriminale të të arrestuarve, u krye një hetim policor gjatë të cilit u konstatua se autorët nga fillimi i muajit janar 2021 deri më datë 29.11.2021, i janë bashkuar një organizate kriminale, me veprime të vazhdueshme dhe të strukturuara, me role të rëndësishme që alternoheshin sipas rrethanave, me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror nëpërmjet shitjes së drogës.

Nga monitorimi shumëmujor i funksionimit të bandës dhe ecuria e hetimeve, u konstatua se anëtarët e ishin aktivë në shitjen e drogës për përdoruesit e Njësive Rajonale Rodopi, Ksanthi dhe Evros, sasi të cilat ishin furnizuar nga Selaniku dhe Komotini.

Përveç kësaj, hetimi zbuloi se organizata furnizonte drogë për të paktën 115 persona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *