Në orën 18:00 opozita zhvillon protestë e parë për këtë vjeshtë. Është paralajmëruar për mosbindje civile. Por ende nuk ka një skenar konkret deri ku do të shkohet.
Policia ka marrë masat në disa pika në Tiranë për shkak se pritet që të bllokohet trafiku.
PS ka zhvilluar mbledhjen e grupit si cdo të hënë, por për këtë cështje, pra protestën e opozitës sipas burimeve mediatike nuk është diskutuar duke e injoruar.
Dy deputetë socialistë, Petro Koçi dhe Erion Braçe përmes postimeve në rrjetet sociale e kanë krahasuar PD-në e sotme me Hamasin.