Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia njoftoi sot se avokati Sokol Mëngjesi parametrat shëndetësore i ka në kuota të mira pas dërgimit për mjekim më të specializuar në Greqi.
“Dje kolegu ynë është çuar me një avion ambulancë në Greqi dhe parametrat shëndetësorë i ka në kuotat e mira. Trajtimi do të vazhdojë, pasi duhen ditë që të bëhet për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor” tha ai.
“Ne kemi përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese Dhomës së Avokatisë, avokatëve dhe profesionit tonë. Një qëndrim i tillë është mbajtur me kolegët në Durrës që i kanë lënë në ambiente të papërshtatshme.
Përgëzoj Dhomën e Durrësit për qëndrimin unison. Kryetari i Gjykatës Durrës pranoi se situata me urdhrin që ka dhënë nuk ishte i përshtatshëm dhe urdhrin e revokoi për kushte optimale për avokatët.
Këtë situatë e prisnim, por jo deri në këtë shkallë se reforma në drejtësi ka krijuar shumë probleme pasi u krijua një drejtësi diskriminuese sidomos ndaj avokatëve”, tha mes të tjerash Haxhia.