Shqipëria është solidarizuar me Turqinë, që u trondit nga një tërmet i fuqishëm teksa viktimat janë mbi 37 mijë deri tani.
Në qendër të Tiranës janë vendosur edhe stendat, ku të gjithë qytetarët mund të dorëzojnë ndihmat e tyre. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, u shpreh për Faxneës se këto stenda janë vendosur që prej ditës së premte dhe do të qëndrojnë përsa kohë do të jetë e nevojshme.
“Me këtë stend jemi që ditën e premte, sot është dita 4. Qytetarët kanë mundësi që në njësitë administrative të dorëzojnë ndihmat, janë ndihma të bëra poblike nga ambasada turke, dyshek për tenda, batanije dhe të gjitha mjete që do i duhen dikujt që ka humbur shtepinë, jemi të prekur nga solidariteti që kanë treguar qytetarët e Tiranës, për të treguar se sa zemërgjerë jemi, kjo na bën më të mirë me njëri tjetrin. Të rinjtë këtu janë vullnetarisht, e i falenderoj nga zemra”.