Në kryeqytet ditën e sotme ka nisur vetëm pak minuta më parë një tubim në sheshin “Skëndërbej”, në mbështetje të Ukrainës.
Përpos manifestimit të realizuar nga dhjetëra qytetarëve dhe aktivistë, pjesë e saj ka qenë edhe ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, disa deputetë të PS-së, dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Manifestimit i kanë shoqëruar edhe pamjet me flamujt e Ukrainës, ku qytetarët shqiptarë solidarizohen në lidhje me periudhën e vështirë që po kalon populli Ukrainas.
Sakaq, sot shënohet dita e 44 e agresionit rus ndaj Ukrainas.