Solisti i grupit “Ilirët” kërcënon Elvana Gjatën

Prej dy ditësh në Kosovë po diskutohet për konfliktin mes solistit të grupit Ilirët, Shemit me babain e Dua Lipës, Dukagjinin. Ky i fundit nuk ka pranuar propozimin që në festivalin që e organizon vetë “Sunny Hill të këndohej kënga për Adem Jasharin “Mora fjalë”.

Atëherë Shemi është nisur ta këndojë vetë. Natyrisht, pa miratimin e organizatorëve është ndaluar nga policia. Por duke qenë se lajmi qarkulloi menjëherë në portale, në skenë doli Elvana Gjata e cila imporvizoi një pjesë të këngës për publikun. Por sapo ka mbaruar punë me poicinë, Shemi ka kërcënuar hapur këngëtaren Elvana Gjata për performancën e saj në Sunny Hill. Sipas tij këngëtarja nuk dinte as tekstin e këngës e megjithatë është përdorur nga organizatorët dhe duhej të refuzonte.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim. E ka dit, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, s’e dinë as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata.

“Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë, se kam në reportuar. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.
Konflikti me Dukagjin Lipën nisi pasi Shemi shfaqi dëshirën për të kënduar këngën “Mora fjalë” kushtuar Adem Jasharit. “Pasha dy fëmijët pa e këndu këngën e Adem Jasharit nuk e lë” i ka thënë ai Dukagjin Lipës në bisedën që kanë pasur në telefon.

“Pasha tre fëmijët që nuk ke për ta këndu” i është përgjigjur Dukagjin Lipa. Pastaj Shemi u nis vetë në koncert por para se të dilte në skenë u rrethua nga 20 vetë dhe iu vunë prangat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *