Solstici dimëror shënon fillimin zyrtar të dimrit, por edhe natën më të gjatë të vitit. Sot pasdite dielli do të jetë në Bricjap dhe duke nisur nga sot dhe për një muaj theksohet nevoja për qëndrueshmëri dhe forcë në vështirësitë e jetës, shpërblimi i mundit dhe vlera e atyre që durojnë në kohë.
Demi
Në këtë periudhë favorizohen planet afatgjata dhe synimet e larta. Përfitoni nga muaji i zodiakut që ka nisur për udhëtime, diskutime, studime. Sot mund të jeni pak të stresuar, por kjo nuk do të thotë se diçka e bukur nuk është përpara. Armatosuni me durim dhe përgatituni për më të mirën.
Gaforrja
Do të jeni në gjendje t’i jepni energji të re marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, të cilat janë kaq të rëndësishme për ju. Kohët e fundit ka qenë e vështirë të ndiheni energjikë dhe optimistë, por për muajin e ardhshëm kjo ndjenjë do të ndryshojë. Sot, disa plane që keni në mendje mund të mos funksionojnë, por personalisht mos bëni ndonjë ndryshim.Ditët e mbushura me pozitivitet janë para.
Bricjapi
Ditëlindja juaj fillon sot dhe shkëlqimi juaj nuk fshihet. Një fillim i ri është përpara jush. Kushtojini më shumë vëmendje mikro-keqkuptimeve sot dhe mendoni dy herë para se të flisni, për të shmangur konfliktet e kota.
/Priza.al/