Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar lidhur me pyetjen për sondazhet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, shumica e të cilave e rendisin të fundit. Teksa tha se nuk është aspak i shqetësuar, Meta nuk denjoi të akuzojë mediat se janë të financuara nga mafia.
“Sondazhet janë të financuara nga mafia. Ne kemi cdo ditë kandidatët në terren dhe do ta asgjesojmë sistemin monist” – tha Ilir Meta.
Kujtojmë se koalicioni i tij me Berishën, Dulen dhe Ndokën del humbës në të gjithë sondazhet që po zhvillohen prej muajit shkurt në vend.