Merr një tjetër rrjedhë gara Presidenciale në SHBA. Largim i Joe Biden nga kandidimi për një mandat të dytë dhe nominimi që pritet që të marrë zyrtarisht zv/ Presidentja Kamala Harris po përmbys situatën që kishte në favor Donald Trump pas debatit të parë, atentatit dhe konventës republikane.
Epërsia e ish-Presidentit Donald Trump u ngushtua ndjeshëm në sondazhin e fundit të Forbes/HarrisX duke treguar avantazhin e tij ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris në dy pikë – dukshëm më pak se epërsia që kishte më parë këtë muaj mbi Presidentin Biden.
Drejtor i përgjithshëm i “Harris x” në Washington, që realizoi sondazhin, Dritan Nesho u shpreh për “Forbes” se sondazhi tregon se Harris “ka rivendosur zyrtarisht garën, duke fshirë pikët e fituara nga Donald Trump pas konventës” dhe se Harris “ka energjizuar bazën demokrate, ka rritur epërsinë me gratë dhe ka mbyllur hendekun me të pavarurit; por ajo ende po lufton për votën e burrave afrikano-amerikanë dhe Trump në përgjithësi ka ende një bazë më të konsoliduar votuesish” tha ai.