Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike.
Braverman-it i është dorëzuar një studim i brendshëm, i kryer nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptare, duan të kalojnë kanalin e La Manshit për në Britani këtë verë.
Sondazhi bazohet në 1800 familje nga Kukësi, zona kryesore në Shqipërinë veriore dhe të dhënat treguan se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit.
Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët.
Kjo vjen pasi Rishi Sunak dhe zonja Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit si dëshmi se goditja e tyre ndaj emigrimit me varka të vogla po funksiononte.