Sondazhi i Priza.al/ Cili prej 3 të nominuarëve largohet sonte nga shtëpia e “BBV2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prime-n e kaluar një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar e për pasojë Olta kishte një avantazh nga Vëllai i Madh.

Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim.

Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.

Bazuar tek nominimet, në faqen e Instagramit të Priza.al u zhvillua një sondazh. Të pyetur se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Bledi Mane me 65%, Kiara me 29% dhe Luiz Ejlli me 6%.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *