Soni Malaj është mundur me çdo kusht që të mos tregonte detaje nga jeta e saj personale. Për vite me radhë, ajo ia ka dalë mbanë që të shfaqte për ndjekësit e saj këngët dhe asgjë më shumë. Por duke lënë pas karrierën e saj, këngëtarja duket se nuk i paska punët mirë me partnerin.
Soni Malaj është në një lidhje prej 6 vitesh dhe madje është fejuar me të. Sipas gazetës “Panorama”, Soni dhe Klevi janë duke përjetuar një krizë në lidhjen e tyre.
Vetë këngëtarja nuk ka reaguar lidhur me këto “thashetheme”, megjithatë sipas “Panoramës”, dyshja i kanë dhënë një pauzë raportit të tyre. Koha do ta tregojë nëse këto janë thjesht zëra, apo Soni po përjeton një tjetër krizë në romancën e saj.