Sonila Qato ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, kur pritet të zhvillohet seanca paraprake nëse do të kaloje apo jo në gjykim.
Me herët SPAK i ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Hetimet ndaj Qatos u zhvilluan për shkak të kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Sipas KLSH, ka dyshimet që me tenderin e kësaj rruge ka abuzime në vlerën 5 milionë Euro. Ndërsa në kallëzimin e kompanisë, kjo e fundit pretendon se është skualifikuar nga gara për tenderin në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.