Soreca përshëndet vendimin e Gjykatës së Posaçme për pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve: Tregon se SPAK po lufton korrupsionin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e Gjykatës së Posaçme me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se ky është një hap tjetër që tregon se SPAK po ndjek detyrat e tij.

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi në Shqipëri vazhdon”, shkruan Soreca.

Soreca Tw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *