Ambasadori i Bashkimit Europian ishte i pranishëm sot në shkollën Dora d’Istria në Tiranë, ku po aplikohet procesi i identifikimit elektronik. Ai i ka uruar një ditë të mbarë komisionerëve dhe tha se do të shikojnë punën e tyre në mënyrë që procesi të vijojë sa më i qetë.
Soreca: Nuk dua tju bezdis, dëshiroj t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne do të shikojmë punën tuaj, do të shikojmë punën tuaj dhe cdo gjë që ka të bëjë me procesin. Nuk dua tju vë në trysni apo në presion. Punën ta bëni sa më mirë. Punë të mbarë sot, me krahe të lehta, ndoshta do të shihemi sërish.