Vendimi i Lulzim Bashës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, ka sjellë reagime të shumta, thuajse të gjitha kundër kreut aktual të demokratëve.
Aktori Neritan Liçaj, e shikon me një sy tjetër situatën politike.
Sipas tij, përplasja e vërtetë është ajo mes Sali Berishës dhe Xhorxh Sorrosit, pasi ky i fundit ka lobuar dhe po lobon kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë.
Liçaj shkrua në Facebook se, tani do të ketë betejë të vërtetë politike në Shqipëri.
“Soros! Ja ngrite aksionet politike doktorit në qiell!
Dhe Shqipërisë, që me rilindjen e ktheve në çifligun tënd, i bëre nder të madh!
Thank you!
Tani do ketë betejë të vërtetë politike”,- shkruan Neritan Liçaj në Facebook e tij.
/Priza.al/