Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Sot do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani, mdërkaq në orën 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Para se të vdiste, Rugova la amanetin e fundit që Kosova të mos i prishë miqësitë me vendet e fuqishme në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që të kishte kujdes nga disa vende të tjera.

“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëkuptim-respektim dhe një orientim për të mbajtur gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë dhe pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në ‘thu edhe në tepihë’, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurative”, kishte rrëfyer ish-presidenti Fatmir Sejdiu për amanetin e fundit që e kishte lënë Rugova.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/