Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do të testohen për dijet në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Nga viti i kaluar do të jenë dy mijë maturantë më pak që do testohen.
Për të monitoruar dhe për të penguar depërtimin e informacionit janë vënë bllokues valësh telefonike dhe kamera vëzhgimi.
Gjithashtu do të angazhohen më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor në monitorimin e dhe administrimin e procesit të provimit.
Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, dhe do të zhvillohen në salla të mëdha.