Sot, 37-vjet nga vdekja e dikatorit Enver Hoxha

Data 11 të vitit 1985 prill në historinë e Shqipërisë, shënon vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin, me një pushtet absolut, i akuzuar për vrasjen, zhdukjen, internimin dhe burgosjen e mijëra shqiptarëve, që ishin kundërshtarë politikë të tij.

Vdekja e tij pasoi jo pak ditë zie kombëtare dhe vajtime kolektive publike, të cilat zgjatën deri më 15 prill, ditën kur u bë dhe varrimi. Sot 37 vite më vonë ato ngjarje shihen si një ndër aktet e fundit të tragji-komedisë komuniste shqiptare. Kjo sepse lajmi rreth ndarjes nga jetë të diktatorit tejkaloi kufijtë e shtetit shqiptar dhe u pasqurua deri në mediat ndërkombëtare.

Enver Hoxha, është njeriu i cili për afro 41 vjet me radhë mbajti Shqipërinë nën udhëheqjen e tij, nën një diktaturë të fortë komuniste, regjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Ky shkrim është një kujtesë për të gjithë, për të mos harruar kush ishte Enver Hoxha, një figurë tejet e diskutueshme, por në një pikë, e panegociueshme.  Ai izoloi thuajse plotësisht Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës dhe e përballi popullin për shumë vite në kushte ekstreme varfërie, mungese të thellë të gjërave më të domosdoshme për të jetuar dhe mbi të gjitha me mungesën e skajshme të lirisë për të jetuar normalisht.

Sot, 37 vjet pas vdekjes së tij, sigurisht që demokracia është arritur, por shumë njerëz disa gjëra që mbajnë mend nga Enver Hoxha, i cilësojnë si pozitive.

Kush ishte Enver Hoxha?

Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë për 41 vjet, pas mbarimit të  Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 – 1954.

U lind më 16 Tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Hoxhajt ishin myslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha.

Edukimi

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por ka vështirësi sepse i merret goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha.

Puna si pedagog në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist “Puna” të Korçës dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizjeje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qenë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qenë thjesht një simpatizant i tyre.

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për shkak të aktivitetit të tij antiqeveritar e mos regjistrimin në partinë fashiste shqiptare. Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Hoxhën në krye, u kthye në një qendër të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me “profesionin e shitësit-tregtar” në dyqanin “Flora”, kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqësuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.

Zgjedhja e Enverit si lider i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.

Gjakmarrja në kohën e Hoxhës

Gjatë periudhës hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua në mënyrë totale, askush nuk i merrte jetën askujt në bazë të Kanunit. Në veri të Shqipërisë në ato kohë thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin të gjithë që po vrave Shteti do të të vrasë. Në kohën e Hoxhës bëhej një edukim dhe propagande rrënjësore në popull për ta shuar e zhdukur këtë fenomen, më 1975 ndodhi që një djalë i ri të merrte gjak pas 60 vitesh pritje të familjes së tij, sipas ligjit në fuqi autori duhej dënuar me vdekje, por Hoxha i’a fali jetën duke thënë që Partia dhe personat e saj në atë vend nuk kanë punuar si duhet për të edukuar e ndalur këtë djalë që mos të mos kryente krimin. Për këtë shkak ai shkarkoi te gjithë drejtuesit e partisë dhe të komunës atje.

Kundërshtarët politikë dhe krimet e komunizmit

Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin. Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumëfishtë e komplotist që donte të eliminonte Hoxhën në bashkëpunim me CIA-n amerikane u vetëvra në kushte të çuditshme më 1981, por dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.

Politika fetare

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijëra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare mysliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte tolerante dhe nxitëse e predikimit të fesë ne gjuhën shqipe, por në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e myslimanët të cilët e krijuan më 1945. Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Enverin për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore ku merrte pjesë e madhe e popullit shqiptarë për ti dhënë përshëndetjen e fundit Enver Hoxhës, ai u përcoll për në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *