Sot, dita e Ashures!

Ashurja, një rit tradicional Bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.
Ditën e dhjetë të Matemit, për t’i dhënë fund kësaj periudhe agjërimi, zhvillohet një ceremoni e fundit në teqe. Kjo ceremoni fillon në fund të natës së dhjetë, besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen “Dita e Ashures”. Ashurja është ëmbëlsira e posaçme që merr emrin e kësaj dite. Dita e njëmbëdhjetë do të thotë Ashure. E dhjeta ditë e muajit Muharrem shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, ujë, niseshte, fasule, bath, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, arra, sheqer (ose mjaltë, pekmez, musht), kanellë si dhe shumë prodhime të tjera që dalin nga toka. Në ceremoninë  fetare  recitohet me zë të lartë (Mersije) bëhen lutje fetare në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët hanë ashuren. Ashurja vazhdon përgjatë gjithë muajit të hënës Muharrem, ku të gjithë besimtarët e pregatisin këtë ëmbëlsirë jo vetëm për familjet e tyre por edhe për të gjithë të afërmit, duke u uruar mirësi, paqe, dashuri midis njëri tjetrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *