Dita e sotme, e njohur edhe si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në celebrim të mbështetjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë.
Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës “Earth Day Network”.
Në Ditën e Tokës 22 Prill 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.
Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari herë do të festohet më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore. Kjo ditë e natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm U Thant në Kombet e Bashkuara. Një muaj më vonë një Senator i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson propozoi idenë për të organizuar një mësim mbarëkombëtar mbi mjedisin më 22 prill 1970. Ai angazhoi një aktivist të ri, Denis Hayes, që të ishte Koordinatori Kombëtar për çështjen në fjalë. Nelson dhe Hayes e riemërtuan ngjarjen “Dita e Tokës”.
Nelsonit më vonë iu dha çmimi Medalja Presidenciale e Lirisë në njohje kontributit dhe punës së tij. Dita e parë e Tokës u përqëndrua në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, Denis Hayes, koordinatori kombëtar i vitit 1970, e mori mbi vete organizimin e ngjarjes ndërkombëtare në 141 vende.
Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.