Flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë këtë të hënë, pasi 13 shkurti u shpall ditë zie kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Presidenti Bajram Begaj teksa shpreh solidaritet për të prekurit, shkruan se Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë në 26 Nëntor 2019.
“Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019”, shkruan Begaj.