Dita e sotme është ditë zie në Shqipëri, ku flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” nënvizoi se tragjedia e Greqisë, ku dy trena u përplasën mes tyre, është dhe tragjedi e vendit tonë.
Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi që ndodhi të martën. Bëhet fjalë për Ifigjenia Mickën, Pavlin Bozon, Joanis Xhollas dhe Klaudia Latën.