Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Komisariatin e Kamzës, ku një zjarrëvënie e qëllimshme la të vdekur një 26-vjeçar dhe plagosi dy të tjerë, ka ardhur reagimi i babait të viktimës.
Babai dhe daja i Arben Micit shprehen ë tronditur për ngjarjen e rëndë. Ahmeti, i ati i 26 vjeçarit të ndjerë, me sytë e përlotur thotë se ditën e sotme do të shkonte t’i cconte rroba në komisariat të birit, por mbrëmë trokitën në shtëpinë e tij efektivët të cilët i dhanë lajmin e zi.
“Përgjegjësinë e kanë institucionet. Policia më ka lajmëruar për ngjarjen. Sot do shkoja ti çoja rrobat, policia erdhi mbrëmë dhe më tha ka vdekur djali. Ne e çuam për mburojë atje“, tha babai i të riut.
Familjarët të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike thonë se janë përballur shpesh me dhunën dhe agresionin e të ndjerit. Në pamundësi për ta ndjekur vetë nëpër spitale gjendjen e tij, i ati thotë se e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë.
“Me 110 mijë lekë pension. Tjetër gjë s’kemi. Dhuna në familje ka qenë shkaku që e çuam atje, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te peesa disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”.
“Dhuna në familje ka qenë, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te 5 disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”, u shpreh babai.
Daja i të ndjerit kërkon që ta çojnë kufomën e nipit në shtëpi që t’i japin lamtumirën e fundit.
“Kërkojmë të na ndihmojnë, presim ekspertizën. Kanë ardhur mbrëmë ato shefat që bënë njoftimin kurse sot ne kërkojmë që të na lirohet kufoma të kryejmë procesin e varrimit, pastaj presim ekspertizën. Është futur në një vend ku është me roje ne e dimë vend të sigurtë atje. Atje ka ndodhur kjo tragjedi, se si ka ndodhur s’e dimë. Problemet që ka pasur i kanë ardhur për shkak të fukarallikut të madh. Këto e kanë çu për me e çu në spital. E kanë çu përmes policisë sepse s’i kanë kushtet ekonomike. Gjendja ekonomike shumë e keqe me përlrahje të vobektë. Ky s’ka pas mundësi me e çu në spital dhe e ka çu përmes policisë”.
Për zbardhjen e ngjarjes ata thonë se po presin ekspertizën, megjithatë shprehen të bindur se do kërkojnë drejtësi.
“Ne do presim ekspertizën, nëse e nxjerr në atë mendje që dyshojmë ne ne do ta kërkojmë se ka qenë djalë i ri 26 vjeç”./abcnews.al