‘Sot do të jeni mjaft të ndrojtur dhe në siklet’, ja çfarë thonë yjet për ju

Dashi

Sot do të ndjeni gëzim  dhe kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore, lajmet e mira dhe bisedat me kolegët në punë. Nëse jeni të lidhur, sigurohuni të jeni të sinqertë dhe të qartë në bisedat që do të bëni. Beqarët më në fund gjeni mënyrën e duhur për të bërë për vete personin që ju intereson.

Demi

Sot me intuitën, sharmin dhe bindjet tuaja do arrini të keni ndikim te personat që ju rrethojnë. Nëse jeni të lidhur shmangni xhelozinë e tepruar. Në karrierën tuaj mund të bëni disa gabime! Në planin financiar do të keni favorin të mëdha sot!

Binjakët

Sot përforconi marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Për beqarët sot ka shumë mundësi të nisni  një lidhje të re romantike. Po vjen një njohje emocionuese, e cila do t’ju magjepsë. Nëse jeni të lidhur, shijoni momente të pasionante me partnerin.

Gaforrja

Me kalimin e Marsit në Shigjetar, sot do të mund të arrini qëllime dhe objektiva në jetën tuaj të përditshme, kryesisht për çështje praktike. Përgjithësisht i kryeni detyrimet dhe mbyllni çështjet e pazgjidhura, me metodë, program dhe organizim. Nëse jeni të lidhur, dita sjell  distancë emocionale nga partneri juaj, pasi keni prioritet çështjet praktike dhe punën. Nëse jeni beqarë, personi që ju intereson përmes hapësirës tuaj profesionale, më në fund u përgjigjet ndjenjave tuaja.

Luani

Me kalimin e Marsit në Shigjetar, sot mund të prisni një ditë krejtësisht argëtuese dhe të këndshme. Nëse jeni të lidhur, sot shijoni me shpirtin tuaj binjak momente pasionante, por edhe romantike. Profesionalisht, shpërbleheni për talentin dhe krijimtarinë tuaj.

Virgjëresha

Sot jeni mjaft të ndrojtur dhe në siklet. Mundohuni të mos jeni pasivë, në çështjet familjare dhe problemet që mund të lindin sot! Kalimi i njëkohshëm i Mërkurit në shenjën e Bricjapit, ju ndihmon në pjesën e komunikimt. Nëse jeni në një marrëdhënie dashurore, do të ndiheni të sigurt në mënyra të ndryshme, për sinqeritetin e ndjenjave të shpirtit tuaj binjak dhe për përkushtimin e tij ndaj jush!

Peshorja

Sot prisni lajme të mira dhe pozitive, që kanë të bëjnë me punën dhe familjen. Kalimi i njëkohshëm i Mërkurit në shenjën e Bricjapit, ju ndihmon në komunikim, në shtëpi dhe familje. Nëse jeni të beqarë, mund të prisni një njohje të re interesante sot. Nëse jeni të lidhur,  sot përmirësoni komunikimin me shpirtin tuaj binjak, duke gjetur zgjidhje për çështjet dhe shqetësimet tuaja të përbashkëta.

Akrepi

Është koha të veproni me plan dhe strategji, prandaj mos nxitoni në marrjen e vendimeve. Nëse jeni të lidhur, sot keni sukses dhe kuptoni saktësisht se ku jeni, cilat janë mendimet dhe dëshirat e shpirtit tuaj binjak dhe në këtë mënyrë gjeni zgjidhje për marrëdhënien apo martesën tuaj. Profesionalisht, duhet të bëni disa përpjekje, nëse doni sukses! Në planin financiar, nëse i menaxhoni paratë siç duhet, do të arrini rezultatet që dëshironi.

Shigjetari

Sot, manifestoni, shprehni dëshirat dhe qëllimet pa hezitim. Qëllimet përmbushen shumë më lehtë tani dhe planet tuaja po zbatohen. Kalimi i njëkohshëm i Mërkurit në shenjën e Bricjapit, ju ndihmon të mbroni arritjet dhe vlerat tuaja! Nëse jeni të lidhur, thuajini jo nervave dhe kërkesave tuaja.

Bricjapi

Sot zbuloni disa gjëra, të cilat do t’ju tregojnë të vërtetën dhe do të kuptoni saktësisht se ku jeni, për sa i përket të marrëdhënieve tuaja ndërpersonale. Ankthi dhe fobitë janë kthyer! Kalimi i njëkohshëm i Mërkurit në shenjën tuaj të zodiakut, ju ndihmon në komunikim, lëvizje dhe marrëdhënie shoqërore.

Nëse jeni të lidhur, mos e zhgënjeni gjysmën tjetër me sjelljen tuaj. Mos u mundoni të jeni misterioz, sepse i krijoni partnerit pasiguri të mëdha emocionale. Në planin financiar zhvillimet do të jenë vetëm pozitive sot!

Ujori

Sot nxirrni në pah veten tuaj më të mirë. Nëse jeni të lidhur, nevoja juaj për liri dhe revolucion në marrëdhënien tuaj do të sjellë konflikte dhe grindje, ndaj bëni kujdes. Nëse jeni të beqarë, mund të krijoni një njohje të re, përmes rrethit tuaj të miqve apo grupeve sociale ku bëni pjesë.

Peshqit

Sot, do bëheni seriozë dhe të matur. Përveç kësaj, vlerat praktike dhe materiale janë mjaft të rëndësishme për ju tani dhe keni vendosur të ecni përpara në mënyrë dinamike në përmbushjen e disa qëllimeve dhe objektivave. Nëse jeni të lidhur, tani do të mund të keni kontroll mbi veten tuaj dhe t’i sillni në masat tuaja situatat dhe ngjarjet në lidhje me marrëdhënien ose martesën tuaj! Nëse jeni të beqarë, mund të dukeni paksa negativë dhe të ftohtë, ndaj flirtimeve dhe njohjeve të reja, por kjo nuk do të ndryshojë faktin se hu do keni plotë “pushtime” interesante sot.

 

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *